“Urime tri herë Myt”, Kurti uron me videomesazh Haskukën në ditëlindjen e 48-të

Prizreni

“Urime tri herë Myt”, Kurti uron me videomesazh Haskukën në ditëlindjen e 48-të

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin aktual të Prizrenit dhe kandidatin për një mandat tjetër të këtij qyteti, Mytaher Haskukën, në ditëlindjen e tij të 48-të.

Me një videomesazh, Kurti i uron gjithë të mirat Haskukës.

“Urime tri herë Myt. 48-shi kur shumëzohet me tre, jep rezultat 144. Uroj që të shumëfishohen vitet me plot shëndet dhe lumturi”, ishin disa nga fjalët e kryeministrit për Haskukën.

Dëgjoni më poshtë urimin e plotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat