Totaj: Gjatë qeverisjes sonë gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë

Prizreni

Totaj: Gjatë qeverisjes sonë gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:45
Pamje nga vizita

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me bashkëshorten e tij, nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku dhe deputeten Blerta Deliu, kanë zhvilluar takime të shumta me biznese të ndryshme në “Abi Çarshi”.

Totaj thekson se gratë e PDK-së kanë një rol të pazëvendësueshëm dhe kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për fitoren në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai tutje ka thënë se gjatë qeverisjes së tyre shumica e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë

“Gruaja e angazhuar është shtyllë e një shoqërie të qëndrueshme e të barabartë. Ne do të kujdesemi që barazia gjinore të respektohet gjatë mandatit tonë nëpër institucionet komunale. Përveç planeve konkrete në fuqizimin e gruas, gjatë qeverisjes sonë gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë. Sepse vetëm bashkë e ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve’ shkruan Totaj.

Postimi i plotë:

Bashkëshortja Flutura së bashku me nënkryetaren Vlora Çitaku, deputeten tonë Blerta Deliu-Kodra, ish-deputetën nga Prizreni, Luljeta Gutaj-Veselaj e kandidatet tona për asamble, realizuan takime të shumta me biznese të ndryshme në “Abi Çarshi”. Gratë e PDK-së kanë një rol të pazëvendësueshëm dhe kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për fitoren në zgjedhjet e 17 tetorit.

Gruaja e angazhuar është shtyllë e një shoqërie të qëndrueshme e të barabartë. Ne do të kujdesemi që barazia gjinore të respektohet gjatë mandatit tonë nëpër institucionet komunale. Përveç planeve konkrete në fuqizimin e gruas, gjatë qeverisjes sonë gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë. Sepse vetëm bashkë e ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat