Milazim Lushaj: Prizreni e ka projektin për parking, për vitet të tëra komuna po e mban në sirtar

Prizreni

Milazim Lushaj: Prizreni e ka projektin për parking, për vitet të tëra komuna po e mban në sirtar

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 00:48
Milazim Lushaj

Kandidati i pavarur në garë për të parin e Prizrenit, Milazim Lushaj ka kritikuar qeverisjen aktuale të kësaj komune për moszbatimin e projektit për parkingun në Prizren, të cilin thotë se vazhdojnë ta mbajnë të gatshëm në sirtarët e Kuvendit Komunal.

Ai në emisionin “Context” ka treguar se pos këtij projekti të gatshëm pret ta bëjë studimin e mobilitetit në mënyrë që të krijojë edhe parkingje të tjera.

Projekti i parkingun nëntokësorë është i gatshëm, është në sirtarët e Kuvendit Komunal mirëpo ai ende nuk ka gjete zbatim edhe pse (…) është i vitit 2008-të. Ndërsa parkingjet me studimin e mobilitetit të ri, parashoh që të jetë në pjesën, tashmë pronë publike, afër InfraKos-it (hekurudhave të Kosovës),” – u shpreh Lushaj.

I pyetur se sa është e vështirë të besohet se Prizrenin mund ta fitojë një kandidat i pavarur, ai u tregua i prerë në përgjigje duke thënë se kurrë nuk i është frikësuar sfidave.

Në jetë asnjëherë asnjë sfide s’i jam frikësuar, duke filluar nga pjesa personale. Unë jam jetim i dyfishtë që në moshë të re. Shtatëmbëdhjetë vjeç e gjysmë jam ballafaquar me jetën. Si i vetëm në familje kam sfiduar, të them ashtu, gjithë atë sistem dhe për këtë arsye kam ardhur deri te arrestimi im me 23 maj 1993, por asnjëherë nuk jam ndalë. Nuk do të thotë që një garë është fundi i kontributit tim publik dhe inkurajoj njerëzit e tillë të cilët për këto 20-vite kanë heshtur, të cilët janë pjesë e veprimit të kaluar, të cilët kanë çka t’i japin këtij vendi, të kyçen qoftë në subjekte politike aty ku ata vlerësojnë, qoftë edhe të marrin guximin e ta thonë fjalën publike. Pa këtë guxim, ky vend nuk ka ardhmëri,” – tha tutje Lushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat