​Krasniqi në Prizren: Do të qeverisim me përgjegjësi e me ndërgjegje të pastër

Prizreni

​Krasniqi në Prizren: Do të qeverisim me përgjegjësi e me ndërgjegje të pastër

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me të parin e kësaj partie Memli Krasniqi kanë mbajtur tubimin përmbyllës zgjedhor.

Para shumë qytetarëve dhe simpatizantëve, Totaj tha se programi i tij bazohet në pesë shtylla kryesore, ndërsa dy prej tyre determinojnë një qeverisje të mirë dhe transparente.

Ai tha se do t’i sjellin Prizrenit një qeverisje tjetër, një qeverisje ndryshe me kualitet të ri, ndërsa shtoi se do të jenë model për krejt Kosovën.

Totaj: Do të jemi model për krejt Kosovën

"Ne kemi një program shumë të mirë sepse programi është rezultat i konsultimeve me shumë qytetarë, me shumë anëtarë të strukturave me shumë persona kompetentë dhe është një program kompetitiv i cili i ka pesë shtylla kryesore. Mirëpo dy janë shtyllat që e determinojnë një qeverisje të mirë, menaxhimi i financave publike apo i buxhetit dhe menaxhimi i performancave së resurseve humane në dispozicion në kombinim. Me transparencë dhe llogaridhënie do t’ia sjellim Prizrenit një qeverisje tjetër, një qeverisje ndryshe, një kualitet të ri dhe ne do të jemi model për krejt Kosovën, ndoshta edhe më gjerë. I kemi pesë prioritete, arsimi infrastruktura zhvillimin ekonomik, shëndetësia, rinia kultura dhe sporti dhe në të gjitha këto lëmi deri tash nuk kemi pa asgjë dhe në të ardhmen do të shohim", ka thënë ai.

Kurse i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke bërë thirrje që të votohet kandidati Shaqir Totaj, tha se mbështetja qytetare gjatë fushatës zgjedhore ishte e madhe, andaj shtoi se fitorja e PDK-së është e garantuar.

Krasniqi: Do të qeverisim me përgjegjësi e me ndërgjegje të pastër

"E kam parë e kam vërejtur në çdo takim nga dita në ditë rritjen e madhe të mbështetjes së madhe të Prizrenit por mbi të gjitha na ka bërë të përgjegjshëm jo vetëm për fitoren e pashmangshme që na pret qoftë me 17 apo me 14 nëntor për shkak të përbërjes që e ka Prizreni, por na ka bërë të përgjegjshëm për të qeverisur me përgjegjësi e me ndërgjegje të pastër, sepse kjo është ajo që e kërkojnë qytetarët e Prizrenit dhe ky është zotimi ynë dhe i Shaqir Totajt", ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat