Edhe në Prizren hapet qendra më e madhe e votimit

Prizreni

Edhe në Prizren hapet qendra më e madhe e votimit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:37
Edhe në Prizren hapet qendra më e madhe e votimit

​Me të filluar në ora 07:00, është hapur qendra më e madhe e votimit në Komunë e Prizrenit, që është shkolla e mesme teknike “11 Marsi”.

Në Prizren janë 71 qendra votimit ku të drejtë vote kanë 173 mijë e 359 qytetarë.

Tashmë qytetarët kanë nisur që të hedhin votat e tyre për të zgjedhur të parin e komunave të tyre.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat