Kjo është gruaja më e votuar e PDK-së në Prizren për Kuvend komunal

Prizreni

Kjo është gruaja më e votuar e PDK-së në Prizren për Kuvend komunal

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 17:16
Ymran Fusha dhe Shaqir Totaj

Afaristja nga Prizreni, Ymran Fusha, e cila ka garuar në listën e PDK-së për asamble komunale ka marrë më së shumti vota si kandidate femër nga qytetarët e Prizrenit.

Burime brenda Shtabit Zgjedhor të PDK-së bëjnë me dije se Ymran Fusha është femra më e votuar në PDK.

Ajo i ka marrë mbi 500 vota dhe për herë të parë është pjesë e përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Prizrenit si gruaja më e votuar brenda listës së PDK-së.

Kandidatja Ymran Fusha ka garuan me numrin #6 në listën zgjedhore të PDK-së në Prizren.

Kujtojmë që Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, dhe kandidati i saj për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat