Policët në Prizren nisin ditën me ushtrime të ndryshme me nxënës

Prizreni

Policët në Prizren nisin ditën me ushtrime të ndryshme me nxënës

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 09:33
Policët në Prizren nisin ditën me ushtrime të ndryshme me nxënës

Në vazhdim të aktiviteteve policore, njësia e komunitetit së bashku me udhëheqës të stacionit policor të Prizrenit kanë vizituar ShFMU “Fatmir Berisha", ku përveç takimeve me stafin e shkollës, policia gjatë orës së edukatës fizike, iu është bashkangjitur nxënëseve në ushtrimet gjimnastikore duke krijuar miqësi me këta nxënës dhe duke praktikuar ushtrime të ndryshme.

Gjithashtu, një vizitë policia e komunitetit e kishte kryer edhe në Shkollën Profesionale Ekonomike “Ymer Prizreni ", duke mbajtur takim me stafin drejtues, duke evidentuar problemet që mund ti kenë në shkolla dhe në afërsi të shkollave.

Policia nëpërmejt një njoftimi në Facebook, thotë se zyrtarët e saj nga njësia e komunitetit dhe njësi tjera, vazhdimisht janë duke patrulluar në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar një klime të qetë dhe stabile për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat