Krasniqi: Ditët e qeverisjes depresive në Prizren kanë marrë fund

Prizreni

Krasniqi: Ditët e qeverisjes depresive në Prizren kanë marrë fund

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:12
Memli Krasniqi dhe Shaqir Totaj

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sonte fushatën zgjedhore në Prizren.

Aty, kreu i partisë, Memli Krasniqi ka thënë se ka parë një mbështetje Shaqir Totajt, teksa ka thënë se do t’ia rikthejnë perspektivën e gjallërinë Prizrenit dhe për të bashkëqeverisur me qytetarët e kësaj komune.

Tutje Krasniqi ka thënë se kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit do të jetë shpresa e këtij qyteti, ndërkaq pas 14 nëntorit, edhe adresa e parë e tij.

Postimi i plotë i tij:

Jam më se i lumtur që këtë fushatë zgjedhore e përmbyllëm në Prizren, ku pashë entuziaëm të madh për t’i dhënë mbështetje Shaqir Totajt, në misionin e tij për t’ia kthyer perspektivën e gjallërinë Prizrenit dhe për të bashkëqeverisur me qytetarët e kësaj komune.

Ditët e qeverisjes depresive në Prizren kanë marrë fund. Prizrenit po i vjen kryetari që i duhet, për ta rikthyer në binarë të zhvillimit e perspektivës. Shaqir Totaj do të punojë për qytetarët, për të rinjtë e të rejat, për ata që e duan këtë qytet me zemër, e që e duan një kryetar kompetent e të ndershëm, që qeverisë me dinjitet e integritet, për ta, për familjet e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Partia Demokratike e Kosovës, Prizrenin nuk e ka parë kurrë veç si komunë, por si vend që na bën bashkë, në aktivitet qytetar, civil, shpirtëror, kulturor, historik e identitar. Siç kemi ditur të rreshtohemi fuqishëm në projektet e mëdha politike për Kosovën, tani po rreshtohemi fuqishëm së bashku, për Prizrenin dhe qytetarët e tij. Prandaj, të gjithë qytetarët e Prizrenit pa dallim, me 14 nëntor, do ta bëjnë dallimin e madh dhe rikthimin e duhur, për Prizrenin që na bashkon. Shaqir Totaj është shpresa e këtij qyteti, e pas 14 nëntorit, edhe adresa e parë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat