​Bllokohet rruga Prizren-Reqan

Prizreni

​Bllokohet rruga Prizren-Reqan

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Për shkak të shembjes masive të dheut dhe gurëve te tuneli i parë, sonte rreth orës 18:20 është mbyllur për qarkullim rruga Prizren-Reqan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës dhe janë duke u marrë me rastin.

“Informojmë qytetarët që kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kërkojmë që të shfrytëzohen rrugët alternative tjera për Prevallë dhe Brezovicë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Kosova këto ditë po përballet me mot të ftohtë dhe reshje dëbore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat