Prizrenasit “dalldisen” për festë të pavarësisë

Prizreni

Prizrenasit “dalldisen” për festë të pavarësisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 23:16
Prizren

Me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shumë qytetarë dolën për të festuar në Prizren.

Rrugët e kësaj komune u mbushën plot me njerëz të enjten e për vizitorët kishte edhe argëtim nga vendasit, që po i shoqëronin me tupanë.

Kështu ngjyrat verdhë e kaltër kishin zënë hapësirat më të mëdha të shesheve dhe lokaleve në Prizren.

E të mirën kësaj dite pak më shumë ia panë disa shitës.

“Për dallim prej ditëve tjera, sot u kanë ma mirë, se kam shitë ma shumë”, ka thënë një shitës ambulant.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat