​Një muaj paraburgim për kanosje ndaj personit zyrtar

Prizreni

​Një muaj paraburgim për kanosje ndaj personit zyrtar

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit G.P., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosje.

I pandehuri më 28 mars, në zyrat e objektit të Komunës së Prizrenit, ndaj personave zyrtarë në lidhje me punën e tyre zyrtare, i kanos të dëmtuarit S.T., dhe Ç.L., në atë mënyrë që për shkak të një tenderi, të dëmtuarit S.T., menaxher i projektit, i kanoset me fjalët “kam me të vra para komune, nuk do ta gëzosh pensionin”.

Ndërsa personit tjetër zyrtar Ç.L., drejtor i Shërbimeve publike, i pandehuri e kanos me fjalët “Nuk guxon kush ta ndërpresë kontratën”. Si pasojë e kësaj të dëmtuarve u shkakton frikë, shqetësim dhe pasiguri.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat