Pushteti i ri komunal në Dragash nuk po i mban premtimet!

Prizreni

Pushteti i ri komunal në Dragash nuk po i mban premtimet!

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 26 prill 2022 Në ora: 06:39
Prizreni

Vetëqeverisja lokale bazohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve në këtë rast të komuniteti shqiptar-opojan dhe atij goran, që është një komunitet jo shumicë!

Andaj, gjatë debateve televizive mes kandidatit të pozitës dhe kandidatëve të opozitës, ishin zgjidhjet e halleve dhe brengave të qytetarëve.

Në këto debatet televizive, kandidati i cili i fitoi zgjedhjet dhe sot ushtron postin e kryetari të komunës, sulmonte nga minuta e parë deri në fund të debatit vetëm për ujësjellësin që duhet t’i furnizonte me ujë të pijshëm 15 fshatra të komunës së Dragashit dhe për kanalizimin e përgjithshëm që do të fillonte nga Zapluxhja, Brodi dhe Restelica dhe do të përfundonte në fshatin Orqush, ku aty do të ngritët një impiant për pastrimin e fekaleve dhe haleve, me të cilën një herë e mirë do të ruhet edhe ambienti i virgjër me bukuri të rralla që ka kjo komunë, ku mbeturinat dhe bërlloku nuk do të hidhen më, nëpër hapësira të gjelbëruara dhe lumenj.

Por ama që disa muaj pas zgjedhjeve kjo qeveri merret me çdo gjë si pritja e ndonjë zyrtari ose duke bërë vizita nëpër ministri kinse për të kërkuar mjete financiare për realizimin e ndonjë projekti si asfaltimi i rrugës Kapre-Rrenc. Duke mos munguar iftaret e shumta për disa anëtar dhe simpatizantët të partisë nëpër restorante të ndryshme.

Por as se si të filloi ndonjë projekt i premtuar në fushatë zgjedhore, me të cilat premtime edhe e fituan për një qime kryetarllekun por jo edhe shumicën në asamblenë komunale!

Andaj, qytetarët që janë në pikë të hallit për problemet e grumbulluara ndër vite, janë të detyruar që përmes peticioneve qytetare t’i kërkojnë të drejtat e tyre, për gjithë ato që janë premtuar në fushatën zgjedhore si për ujësjellësin, kanalizimin dhe për ruajtjen dhe pastrimin e ambientit dhe nëse mblidhen nënshkrime të mjaftueshme mund të kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat