Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pjesë e "Kampi Veror 2022"!

Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pjesë e "Kampi Veror 2022"!

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 20:41
Pamje nga takimi

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pjesë e "Kampi Veror 2022"!.

Për ta përjetuar ndjesinë e Parlamentit Evropian, të rinjtë e pesë vendeve të ndryshme të botës: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Franca; u mblodhën sot në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, në kuadër të “Kampit Veror 2022” të organizuar për herë të parë në Kosovë nga Organizata “Education Unlimited”.

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, pritën rreth 100 fëmijë pjesëmarrës në Kampin Veror, që ka qëllim bashkimin e të rinjve për shkëmbim të ideve e kulturave si dhe të zhduken paragjykimet që ekzistojnë mes popujve. 

Vlen të theksohet se boksieri Luan Krasniqi është pjesëtar nderi i Organizatës “Education Unlimited”, i cili bashkëpunon me vite, me qëllim t’i ofrojë kushte më të mira nxënësve në Kosovë.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat