Nga spitali i Prizrenit flasin për gjendjen e të riut që u ther mbrëmë me thikë

Prizreni

Nga spitali i Prizrenit flasin për gjendjen e të riut që u ther mbrëmë me thikë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë mbrëmë në lagjen Kurill të Prizrenit.

Ai ishte dërguar në gjendje të rëndë në spitalin.

Për gjendjen e tij kanë dhënë detaje nga spitali rajonal.

Shefi i mjekimit Intensiv Qendror, Mentor Rexhëbeqaj, tha se gjendja e të riut për momentin është stabile.

“Për momentin gjendja e tij është stabile. Ai iu ka nënshtruar një operimi mbrëmë ku është dashur të trajtohen plagët që i ka pasur në disa vende. Për fat të mirë nuk janë prekur zonat që kanë mundur t’ia marrin jetën në vendin e ngjarjes”, tha Rexhëbeqaj.

“Ai tani po monitorohet në mjekimin intensiv. Parametrat i ka normale për momentin dhe të shohim tutje se si do të shkojë në vazhdim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat