Në Prizren fillojnë vizitat sistematike mjekësore në shkolla

Prizreni

Në Prizren fillojnë vizitat sistematike mjekësore në shkolla

Më: 24 prill 2023 Në ora: 11:36
Prizren

Në Komunën e Prizrenit nga sot ka filluar vizitat sistematike mjekësore në shkolla.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë, thuhet se në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” derisa zhvilloheshin vizitat mori pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Është detyrë e jona që t’i ruajmë fëmijët dhe të kujdesemi për brezat e rinj, pasi, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet i qeverisjes sonë”, tha Totaj.

Tutje, u bë e ditur se ekipet e mjekëve, mësimdhënësit e nxënësit dhe ndoqën nga afër këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat