EC Ma Ndryshe shënon Ditën Botërore të Bletëve me aktivitete edukative

Prizren

EC Ma Ndryshe shënon Ditën Botërore të Bletëve me aktivitete edukative

Më: 20 maj 2025 Në ora: 13:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka shënuar Ditën Botërore të Bletëve me aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese me nxënësit dhe fëmijët parashkollorë.

Në shkollën e mesme të ulët “Gani Saramati” në Prizren fillimisht  është vendosur një hotel për insekte dhe më pastaj është organizuar vizita me karakter edukativ për nxënësit e kësaj shkolle në një bletore.

“Gjatë kësaj vizite, nxënësit janë informuar për bletët dhe rolin e tyre në ruajtjen e ekosistemit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në kopshtin e fëmijëve “Cicërimat” në Prishtinë është mbajtur aktiviteti dedikuar parashkollorëve, ku përmes prezantimeve është theksuar rëndësia e bletëve për biodiversitetin dhe ekuilibrin mjedisor.

“Po ashtu, janë shpjeguar sfidat aktuale mjedisore dhe mënyrat e kujdesit ndaj natyrës. Aktiviteti është përmbyllur me vendosjen e një hoteli për insekte në oborrin e kopshtit, si një hap konkret drejt mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të biodiversitetit”, thuhet në njoftim.

Të dyja aktivitetet, sipas EC-it, janë zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve edukative arsimore.

“Përmes këtyre nismave, EC synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit”, përfundon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat