Pas kërkimeve të gjera, gjendet i moshuari i zhdukur, kjo është gjendja e tij

Prizren

Pas kërkimeve të gjera, gjendet i moshuari i zhdukur, kjo është gjendja e tij

Nga: Bota sot Më: 25 qershor 2025 Në ora: 21:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit i zhvilluar në fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, ka përfunduar me sukses.

Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T, është gjetur i gjallë dhe në gjendje stabile shëndetësore.

Postimi i plotë:

Operacion me Sukses

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, ka përfunduar me sukses. Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T, është gjetur i gjallë dhe në gjendje stabile shëndetësore.

Operacioni është realizuar me bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, ku krahas ekipit të SHKKSH-së, kanë qenë të pranishëm edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në realizimin me sukses të këtij misioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat