Temperaturat e larta, zjarri ka përfshirë disa zona në Prizren

Prizren

Temperaturat e larta, zjarri ka përfshirë disa zona në Prizren

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 15:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Prizreni, Lubizhda dhe Korisha janë përfshirë nga zjarri për shkak të temperaturave të larta. Raportohet se disa kafshë kanë ngordhur si pasojë e situatës së krijuar.

Shkaktar i zjarrit konsiderohen temperaturat e larta që kanë vazhduar për disa ditë në këtë zonë.

Zjarri u përhap shpejt nëpër mjedis, ndërsa ndërhyrja e qytetarëve ka parandaluar humbjen e jetës njerëzore, por disa kafshë shtëpiake nuk kanë shpëtuar.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar gjatë periudhave me temperatura të larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat