​Votat me postë për kandidatët për kryetar të Prizrenit

Prizreni

​Votat me postë për kandidatët për kryetar të Prizrenit

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Prizreni është në mesin e shumë komunave fituesi për kryetar i së cilës do të vendoset në raundin e dytë më 9 nëntor.

Kjo pasi asnjëri nga dy kandidatët në garën e 12 tetorit, Shaqir Totaj PDK e Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arritën të marrin pesëdhjetë përqindëshin e nevojshëm.

Nga votat me postë kandidati i Vetëvendosjes ka marrë 594 ose 33.30 për qind, Shaqir Totaj 566 ose 31.73 për qind.

Driton Selmanaj LDK 11.38 për qind ose 203 vota. Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike 6.17 për qind ose 110 vota, Zafir Berisha Bashkimi Demokratik i Prizrenit 6 për qind ose 107,

Albulena Balaj Halimaj NISMA 5.89 për qind ose 105 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat