VV e AAK bëhen bashkë edhe në Prizren

Prizreni

VV e AAK bëhen bashkë edhe në Prizren

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 22:33
Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar lidhjen e koalicionit me Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje

Pas koalicionit mes LVV-së dhe AAK-së në Pejë dhe Junik, radhën e pati qyteti i Prizrenit.

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar lidhjen e koalicionit me Artan Abrashi, duke thënë se mbeten të përkushtuara të jenë pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Në bazë të vendimit të Kryesisë së Degës së AAK-së në Prizren dhe në pajtueshmëri me Statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

sot kemi nënshkruar marrëveshje te koalicionit qeverisës me z. Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aleanca, dega në Prizren, mbetet e përkushtuar që, në përputhje me programin tonë politik e zhvillimor, të jetë gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij.

Ne zotëhemi se do të përfaqësojmë me dinjitet interesat e qytetarëve tanë në çdo nivel të qeverisjes lokale dhe se do të punojmë me përkushtim për një Prizren të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat