Zjarri në Prizren, policia: Nuk ka të lënduar

Prizren

Zjarri në Prizren, policia: Nuk ka të lënduar

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 07:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa lokale në Prizren, afër stacionit të autobusëve janë përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë hasur edhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë në shuarjen e zjarrit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai konfirmoi se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Me datën 19.12.2025, pas orës 23:00 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. 

Zjarri ka përfshirë disa lokale  të qendra tregtare e njohur si “Te shtrumfat”.

Deri më tani, përveç dëmeve materiale nuk ka të raportuar persona të lënduar” tha Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat