Fshati Dedaj i Prizrenit mbetet pa ujë

Prizren

Fshati Dedaj i Prizrenit mbetet pa ujë

Më: 28 janar 2026 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se si pasojë e një intervenimi teknik në pusetën e ujëmatësit kryesor në fshatin Dedaj, Njësia Prizren, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë të gjithë konsumatorët e fshatit Dedaj dhe do të zgjasë deri në riparimin e plotë të defektit.

Nga KRU “Gjakova” u kërkohet mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje.

Duke theksuar se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat