Prokuroria bllokon 42 prona në Prizren

Prizren

Prokuroria bllokon 42 prona në Prizren

Më: 4 maj 2026 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka urdhëruar bllokimin e 42 pronave, me vlerë rreth 3 milionë euro, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me përfitim të kundërligjshëm dhe pengim të kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Tre persona janë nën hetim.

Ndërsa dy prej tyre ndodhen nën masa sigurie, ndërkohë që pas përfundimit të procedurës, pronat pritet t’i kthehen të dëmtuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat