Në Prizren po zhvillohet me shumë entuziazëm festimi i Shën Gjergjit

Prizren

Në Prizren po zhvillohet me shumë entuziazëm festimi i Shën Gjergjit

Më: 5 maj 2026 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Festimei i Shën Gjergjit në Prizren po zhvillohet me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit.

Kjo festë tradicionale, e cila shënohet çdo vit më 5 maj, edhe këtë vit po organizohet në Parkun e Prizrenit. Përveç qytetit të Prizrenit, qytetarë nga mbarë Kosova janë drejtuar që në mëngjes drejt zonës ku ndodhet tyrbja e Babës Karabash.

Në një atmosferë festive, pjesëmarrësit kanë veshur rrobat e tyre më të bukura, duke i dhënë ngjyra dhe gjallëri manifestimit. Lëkundjet, karuselët dhe lojërat e tjera të vendosura më herët kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen e fëmijëve.

Produktet tradicionale të Karabashit, si biskotat me pasqyrë dhe enët prej balte që simbolizojnë një vit të begatë, janë ndër artikujt më të kërkuar nga vizitorët. Qytetarët që festojnë ardhjen e verës nuk harrojnë të marrin me vete edhe degë për t’i varur në dyert e shtëpive të tyre.

Ndërkohë, për arsye sigurie, zona e festimeve është mbyllur për qarkullim nga policia që nga orët e para të mëngjesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat