Kryetari i FR të LDK-së në Prizren u zgjodhë Festim Avdyl

Prizreni

Kryetari i FR të LDK-së në Prizren u zgjodhë Festim Avdyl

Nga: Aziz Bytyçi Më: 24 tetor 2016 Në ora: 12:08
Foto nga ceremonia

Në njerën nga sallat e simpoziumeve të mëdha i zhvilloi punimet dhe u mbajt Kuvendi i XI-të zgjedhor i Forumit Rinor të LDK-së në Prizren duke e zgjedhur kryetarin e saj.Në këtë kuvend të mbajtur morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të urdhëruar nga kryeministri akademik Isa Mustafa që të percjellin ecurin e kuvendit të XI-të zgjedhor të FR të LDK-së dhe zgjedhjen e kryetarit,siç ishin deputeti Anton Çuni,Armend Zemaj dhe Hatim Baxhaku.Pos deputeteve të kuvendit ishin edhe kryetari I LDK-së nga Rahoveci dhe Dragashi,poashtu ishin present për ta përcjellur ecurin e këtij kuvendi edhe mediat elektronik dhe të shkruara  si dhe anëtarë,activist e simpatizant të LDK-së së artë.

Hapjen e punimeve të Kuvendit e hapi nënkryetari i gjerë tanishëm i FR të LDK-së në Prizren z.Nderim Kadriaj i cili i përshendeti të të gjithë të pranishmit dhe ftoi kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren dr.Haxhi Avdylin.Me kumtesen e tij doli për ta deklamuar para të pranishmëve , njëherit duke i pershendetur të gjithë të pranishmit.Ai më pastaj foli dhe evakoi  me fjalë shumë të thukta dhe oratorike.Një shoqëri e zhvilluar,merr frymë nga të rinjët.Ata janë zhvillimi,progresi,motivimi i një të ardhme të suksesshme dhe një historie të lavdishme.LDK-ja me historin e saj 26 vjeqare,u ngrit,u rrit me potencialin e të rinjëve.LDK-ja dhe Kosova,ndryshoi përmes përmes përgjegjesisë së përhershme të rinisë sonë.Sot jemi në aktin e fundit të zgjedhjeve të të strukturave të FR të LDK-së, ku jut ë rinjët po e zgjidhni përfaqësuesin tuaj.Sot ju po bëni historinë sepse po zgjidhni njerzit e ndryshimit.Ju po zgjidhni bartësit e motorit të ndryshimit për Prizrenin.Ku viti i ardhëshëm do të jetë vit i ndyshimit të qeverisjes për Prizrenin,prandaj  duke iu deshiruar suksese këtij kuvendi ju ftoj që të organizoheni edhe më shumë,që të marrimë pergjegjësit për ndryshim dhe të punojmë së bashku të ta bëjmë Prizrenin e Kosovën një vend më të mirinë në rajon,urime dhe suksese.Zoti ju bekoft juve dhe familjet tuaja , zoti e bekoft LDK-në dhe Kosovën.

Pastaj mori fjalën komandanti i UÇK-se në Koshare eprori iartë tani deputet ne Kuvendin e Kosovës z.Anton Çuni, ju përshendes rini, ju jeni e ardhmja e kombit tonë, unë në këtë ditë kujtoj betejat kur  ishim me armikun në front, kisha të rinjë e të reja ku qdo herë të gjitha betejat i kemi fituar me ju e ardhmja e kombit tonë, pra ju do të jeni ushtarët  e  Kosovës,jeni ushtarët e presidenti historik dhe kolosit dr.Ibrahim Rugova.Neve sot jemi të autorizuar dhe të deleguar nga kryeministri akademik Isa Mustafa për të përcjellur punimet e Kuvendit të XI-të të FR të LDK-së në Prizren.Unë këtu shof shumë veprimtar,aktivist ku që të gjithë kemi një ide të përbashkët ajo është LDK-ja,Urime Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në vazhdim mori fjalën deputeti Armend Zemaj i cili evakuoj disa fjalë para  rinisë dhe të pranishmëve, ai ndër të tjera tha se: Unë kështu isha si ju dikur dhe nga aktivitetet që i bënim në atë kohë mua më zgjodhen  që unë në Kuvendin e Kosovës të jem deputet, pra edhe ju jeni ata,që do ta përfaqësoni vendin, ju uroj suksese.

Poashtu mori fjalën edhe deputeti  dr.Hatim Baxhaku, si dhe para se të fillojë edhe pjesa e dytë e kuvendit për zgjedhjen e kryetarit mori fjalën Festim Avdyli dhe Kimete Shatri të dy këta kandidat pretendues për postin e të parit në FR të LDK-së në Prizren, ku i evakuan disa fjalë rreth ecuris së deritashme të FR të LDK-së dhe për të ardhmen

Pastaj me një pauzë për të pirë kafe , në pjesen e dytë të kuvendit u bë zgjedhja e kryetarit të FR të LDK-së për Prizrenin i cili u zgjodh Festim Avdyli me 68  nga 101 delegat si dhe u zgjodhën anëtaret e kryesisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat