Sekuestrohen armë në Prizren

Prizreni

Sekuestrohen armë në Prizren

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 22:19
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë aktiviteteve operative të ditës së sotme në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë.

Rreth orës 03:45 një patrullë policore, e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit Atmaxhë e kanë ndaluar një automjet  dhe  gjatë kontrollit  është gjetur një pistoletë e llojit “EKOL Aras Magnum”  9mm.

Ndërkaq, rreth orës 07:30, hetues policorë nga Suhareka e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Javor në kërkim të armëve ilegale me ç’ rast është sekuestruar një kallashnikov.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndëve dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat