Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar në një fshat në Prizren, fidanet e mbjellura para një kohe.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook.
“Nuk di çfarë psikopatologjie kriminale mundet me e shpjegu dëmtimin e fidaneve. Njeriu me të vërtetë duhet me qenë me mendje kriminale me shkatërru fidanet e reja në këtë menyrë.
Shkatërimi i ambientit është krim, prandaj ftoj gjithë qytetarët të raportojnë rastet të tilla në polici apo në qendrën e thirrjeve 080019200. Mbrojtja e ambientit është prioritet patriotik”, ka shkruar Haskuka.