Pashtriku përfshihet nga zjarri - Bota Sot
Pashtriku përfshihet nga zjarri

Prizreni

E mërkurë, 24 tetor 2018

Pashtriku përfshihet nga zjarri

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 23:34
?Pashtriku përfshihet nga zjarri

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se zjarri që kishte përfshi bjeshkët e Pashtrikut, është vënë nën kontroll fal intervenimit të shpejtë të Drejtorisë së Emergjencave me njësinë e zjarrfikësve.

Postimi i Haskukës në Facebook:

Sot para mesditës kemi marrë lajmin se një pjesë e bjeshkës së Pashtrikut është kapluar nga zjarri. Falë intervenimit të shpejtë të Drejtorisë së Emergjencave me njësinë e zjarrfikësve, përhapja e flakëve të zjarrit në bjeshkë është vënë nën kontroll.

Me gjasë, zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga persona të pandërgjegjshëm, prandaj do të kërkojmë me ngulm hetim të rastit nga policia. Me vënien e zjarrit, pos që është shkaktuar dëm i madh material, po rrezikohen jetët e qytetarëve në këtë pjesë të Hasit.

Saktësisht, zona e rrezikuar është në mes të fshatrave Planejë dhe Gorozhub, dhe me këtë rast lus qytetarët e kësaj ane për kujdes të shtuar deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test