Uzurpimi i pronës së Hekurudhës, Prokuroria e Prizrenit ngrit 27 aktakuza - Bota Sot
Uzurpimi i pronës së Hekurudhës, Prokuroria e Prizrenit ngrit 27 aktakuza

Prizreni

E premte, 19 tetor 2018

Uzurpimi i pronës së Hekurudhës, Prokuroria e Prizrenit ngrit 27 aktakuza

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, pas pranimit të 51 kallëzimeve penale nga Kompania për Menaxhim të Infrastrukturës Hekurudhore – “Infrakos”, ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për rastet e uzurpimit të pronës së Hekurudhës në Komunën e Prizrenit.

Nga të gjitha lëndët e pranuara, në 6 prej tyre janë hedh kallëzimet penale, ndërsa 18 lëndë janë ende në punë, për të cilat Prokuroria në Prizren, është duke  ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për 13 persona për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, lidhur me lëshimin e lejeve ndërtimore në afërsi të pronës së Hekurudhës, duke mos respektuar distancën e duhur nga binarët, sipas Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test