Në gazmendet e Luginës së Presheves, po valon flamuri kuq e zi dhe ai i Zvicrës - Bota Sot
Në gazmendet e Luginës së Presheves, po valon flamuri kuq e zi dhe ai i Zvicrës

Reportazhe

Në gazmendet e Luginës së Presheves, po valon flamuri kuq e zi dhe ai i Zvicrës

Nga: Dashnim Hebibi Më: 2 shtator 2019 Në ora: 13:36

„Mergimtaret jane si dallendyshet, qe cicerojne pozitivisht  gjithmone dhe na japin gezime e po na mbeshtesin ne te gjitha drejtimet. Zoti i ruajt! E prinderit i numerojne ditet e kthimit dhe lotet ia sheh ne sy, sepse malli po i mund. Nipat e mbesat po rriten dhe nuk po i shohim, por cka te bejme, me mire hasretllek se sa fukarallek“, na tha nje nene mergimtari ne Presheve.

Muaji korrik e gusht, si ne trevat tjera shqiptare, ashtu edhe ne Presheve, njihen si muaj te dasmave dhe gazmendeve te tjera. Jo pa arsye, dasmat e shumta jane ne keto dy muaj, sepse vijne mergimtare te shumte. Perpos, qe i japin bukuri e gjalleri qytetit te Presheves e me rrethine, mergata eshte alfa dhe omega e organizimeve te gazmendeve te ndryshme. Shkurt e shqip, qyteti frymon ndryshe. Deri ne oren 01 te mesnates, degjohet muzike, plot vetura e muhabete te ndejave te ndryshme. Padyshim, se ka ngarkese qyteti, por eshte per te pershendetur, se asnjehere nuk ka ndodhur ndoj problem ne qytet. Pak parkingje te veturave, por me mirekuptim kalohen te gjitha pengesat. Tek te gjithe mergimtaret shihet nje gezim, ata thone, se ne vendlindje po kenaqemi.

Shume dasma e gazmende te tjera

Jane hapur dyqane speciale per rregullim te veturave. Mergimtaret rezervojne kohen, per ti stolisur veturat per krushqi e gazmende te tjera, si synetim e fejesa. Borite e veturave te kenaqin zemren e dy here ne dite apo tre, degjon edhe lajmin e ndihmes se pare, duke shpejtuar per te ndihmuar. Kjo eshte jeta! Duhet pasur me shume respekt per ti liruar hapesire veturave te ndihmes se pare dhe kjo ne Presheve ndodh. Eshte per te pershendetur kujdesin dhe durimin e banoreve vendas per keto dy muaj. Veturat e shumta te krushqeve jane me flamurin tone kombetare, por nuk eshte anash edhe ai i Zvicres. Zvicra eshte atdheu i dyte i mergates sone, sepse vetem nga rrethi i Lugines se Presheves, eshte e pamundur te gjesh ndoj familje, qe nuk e ka ndoj anetar ne Zvicer. Prandaj, krahas flamurit kombetar, valon neper festa edhe flamuri i Zvicres. Si ne Presheve dhe ne Bujanoc, jane organizuar dhe po organizohen edhe manifestime te ndryshme per mergimtare. 

Faleminderit, Danke Zvicer!

Shume te rinje e te reja, qe kane lindur e po rriten ne gurbet, me kenaqesi po vijne ne vendin e te pareve. E prinderit falenderojne vazhdimisht Zvicren, qe u ka mundesuar femijeve te tyre, qe te vijojne edhe shkollen plotesuese shqipe. Nuk ka me Zvicren, lutemi per te mire per Zvicren, jane fjalet qe i degjon vazhdimisht. Vetem nje vit mos me na ardh gurbetcaret, ketu behet katastrofe.  Vetem ne keto dy muaj, perafersisht, organizohen mbi 50 dasma dhe po aq fejesa e gazmende te tjera. Presheva po plaket me popullate, na tha nje vendas i mllefosur, por cka te bejme, pa punesi, edhe nese gjene pune, duhesh te vraposh per nje subjekt politike, se e veshtire te gjesh pune. Kafiqet plot te mbushure me te rinje e te reja per keto dy muaj, sa te shkojne mergimtaret, te qahet, pak te rinje sheh rruges. 

Shko ne Kosove apo Maqedoni, pergaditu per dy ore pritje ne kufi

Edhe ata luginas, qe duan te shkojne ne Kosove apo Maqedoni, duhet te presin hiq me pak se dy ore ne kufi. Tash eshte kulmi i sezonit te kolonave. Megjithate, luginasit, shkojne me te madhe ne Kosove, por edhe ne Maqedonine Veriore, sepse edhe andej kane familjare. Na bie ne sy, kalimi i kufirit ne kembe, te veshur me kostume e fustane dasmash, por cka te bejsh, nuk pritet kaq gjate ne kufi. Mire do te ishte, qe ne kufijte rreth Lugines, te jete nje lehtesim kalimi per banoret e kesaj ane, sidomos ne keto dy muaj dhe ne muajin dhjetor. Deri afer kufirit shkojme me veture nga Lugina dhe andej nga Kosova dalin dhe na presin e shkojme me kohe ne dasem, keshtu na thane disa krushqi, qe ishin nisur ne Kosove. Veshtiresi sa te duash, por nuk e kemi ndermend me u ndal. 

Tollovi e lezetshme

Banoret e Lugines, thone, se kur po vijne mergimtaret, po behet tollovi, por eshte si mjalta mbi akullore. Zoti i bekofte mergimtaret tane. U kenaqem per bese, na tha nje banore i Presheves. Mergimtaret jane dallendyshe, qe cicerojne gjithmone dhe na japin gezime e po na mbeshtesin ne te gjitha drejtimet. Zoti i ruajt! E prinderit i numerojne ditet e kthimit dhe lotet ia sheh ne sy, sepse malli po i mund. Nipat e mbesat po rriten dhe nuk po i shohim, por cka te bejme, me mire hasretllek se sa fukarallek, na tha nje nene mergimtari ne Presheve. Ditet po ecin dhe nuk e di a do ti realizohen planet mergimtareve qe i kane bere ne gurbet, nje eshte e sigurt, se jane lodhur shume, por kjo lodhje eshte e mire, sepse shpirti mbusher me energji pozitive per deri ne dhjetor ne festat e fundevitit. Mergata eshte mirenjohese cdo vendi ku jeton, prandaj edhe neper dasma e gazmende te ndryshme, krahas flamurit tone kombetar kuq e zi, valon edhe ai i Zvicres ne kete rast sic shihet ne foto, por edhe i shteteve te tjera, ku jetojne dhe veprojne mergimtaret! Pushime te mbara mergimtare, ju jeni arteria kryesore e se mires ne atdhe, mos e harroni vendin e te pareve, ti frymezojme edhe me shume brezat e ri, qe te mos shkulin rrenjet e shqipes ne keto etni shqiptare! / Dashnim Hebibi, Presheve

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat