Udhëtim në Liqenin e Thunit

Reportazhe

Udhëtim në Liqenin e Thunit

Nga: Haki Latifi Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:20
Shpella Beatus (Beatushöhle )

Çdo vizitor që viziton Zvicrën vihet në mëdyshje se cilin nga qytetet ose objektet do të vizitojë, e që s’arrin ti vizitosh të gjitha, edhe pse ke dëshirë. Natyra është një hapësirë e cila është e krijuar në atë mënyrë e cila të bën të mëndosh se çdo është e projektuar për çdo detaj, por që në të vërtetë është thjesht një vepër e bërë nga vetë nëna natyrë. Për turistët ka shumë mundësi të gëzojnë peizazhet e fshatrave turistike plot diell, si dhe të bëjnë shëtitje me biçikletë.

Sot si qëllim tjetër kemi Shpellën Beatusit, e cila është një ndër nëntë shpellat më të njohura në Zvicër. Në të vërtet ka diçka magjepsëse për shpellat dhe grotot. Ata japin një ide të kohërave të kaluara. Ato janë gjithashtu perfekte për një udhëtim me të gjithë familjen.

Gjatë lundrimit me Anije në drejtim të qytetit Interlaken, stacioni i rradhës është ndalimi në Shpellën e Beatusit. Pasi zbritëm nga Ania, vazhduam rrugën në këmbë me t’ime shoqe përmes një shtegu të pjerrët për këmbësor për rreth 20 minuta mbrrimë në pikën e radhës të vizitës, në Shpellën e Beatusit .

Legjenda thot se, 1900 vjet më parë, një dragua i tmerrshëm po bënte keq në këtë shpellë të madhe në liqenin Thun. Ishte murgu irlandez, endacak Beatus i cili arriti ta dëbojë dragoin. Në ndërkohë, tani bota e mrekullueshme e shpellës mund të vizitohet në mënyrë të sigurt nga dashamirët e Natyrës.

Po ashtu, sipas legjendës, një dragua i tmerrshëm që merrte frymë nga zjarri thuhet se ka jetuar në këtë shpellë në Mesjetë. Shën Beatus e takoi me kryq dhe thirri Trininë e Shenjtë. Pas kësaj dragoi iku dhe u fut me një ulërimë në liqenin Thun dhe u mbyt. Shën Beatus thuhet se e ka ndërtuar vetminë e tij në shpellë dhe ka jetuar atje deri në vdekjen e tij. Në hyrje të shpellës, varri i Shën Beatus dhe një kopje e qelisë së tij mund të shihen edhe sot gjatë vizitës. Deri në Reformim kishte një kishëz pelegrinazhi në shpellë për nder të shenjtorit, e cila ishte në varësi të Manastirit të Interlaken.

Image

Përshkrimi i udhëtimit,

Ky ishte edhe qëllimi ynë, (në shoqërim edhe të t’ime shoqe) që këtë fundjavë të bëjmë një shtëtije në rajonin e Bern- Oberland, si dhe përjetimin e diversitetit të përvojave në këtë regjion të Kantonit Bern.

Në bregun verilindor të Liqenit Thun, afër Interlaken, Shpella e Shën Beatusit arrin thellë në brendësi të masivit të fuqishëm Niederhorn.

Kur mbrrimë pranë shpellës, u drejtuam tek sporteli për shitjen e biletave hyrëse. Pasi i premë biletat hyrëse, çmimi për të rritur është; 18 Fr., ndërsa për fëmijë është; 10 fr.. Pranë saj është një restorant mu në hyrje të shpellës. Në vazhdim drejtohemi për te hyrja në shpellë, jo edhe pa emocione.

Image

Për vizitor është e hapur çdo ditë nga mesi i marsit deri në mes të nëntorit. Ndërsa fotografit dhe xhirimet janë të lejuara në shpellë. Gjatë qëndrimit brenda, rekomandohet veshja e ngrohtë, sepse temperatura e shpellës është 8-10 ° C. Mbërritja deri në shpellë eshtë e mundshme me autobus, varkë ose makinë, si dhe gjenden hapësira parkimi të disponueshme në afërsi të saj.

Brenda në shpellë, shtigjet lehtësisht janë të arritshme dhe janë të ndriçuara me elektrifikim dhe spjegime digjitale, duke kaluar deri në një thellësi prej 1000 metrash. Gjatë vizitës, shikon ujëvarat e nxituara nëntokësore, ku përmes kalimeve të ngushta dhe në grotos, krijohen formacione të kristaleve me stalagmit dhe stalaktit.

Në vazhdim , hasim pasazhe të shpellave të cilat janë tepër mbresëlënëse, ku të bënë të zhyteni në një botë tjetër. Qëndrimi dhe temperatura brenda në Shpellë është mrekullisht e freskët, sidomos në ditët e nxehta të verës. E pasur me kristale dhe figura të ndryshme, të bukura dhe interesante por edhe të mistershme në të cilën na kujton ngjajshmërit me Shpellën e mermertë të Gadimës në Kosovë. Galeritë natyrore nënshkëmbinjtë janë ato që gjithnjë japin gjallëri këtij monumenti me figura interesante të cilat sa herë që i shikon të bënë kurioz për format dhe madhësitë e tyre që kanë kristalet me elemente të tjera përcjellëse në këtë ambient nëntokësor.

Shpella e Shën Beatusit është pjesë e trashëgimisë së madhe kulturore të rajonit të Liqenit Thun. Pas një ngjitje të shkurtër, të pjerrët, arrini në paradhomën e mbuluar para shpellës. Në Shpellë mund të hyni në mënyrë të pavarur. Por unë ju kisha propozuar që të rezervoni një vizitë me Ciceron. Ka përparësinë e tregimit të shumë informacioneve dhe historive që përndryshe nuk do të ishin në dispozicion. Rezervimet nuk janë të nevojshme. Por këpucët e mira dhe veshjet e ngrohta janë një përparësi. Disa nga rrugët e mira brenda në Shpellë janë të rrëshqitshme, kurse vizita zgjat rreth një orë.

Image

Afër shpellës gjendet edhe muzeu i shpellës, në të cilën hyrja përfshihet në tarifën e hyrjes në Shpellën e Shën Beatus. Ku paraqitet në një mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme dhe interesante, prezentohen teknikat moderne dhe të gjithanshme të prezantimit. Siq janë përfshirja e aktiviteteve ndërvepruese, si dhe të organeve shqisore (shih, dëgjo, ndjehu), duke përcjell një përvojë aktive dhe të qëndrueshme muzeale.

Nëse qëndroni në këtë rajon, ja vlen patjetër për të vizituar dhe të shikoni këtë shpellë. Ku do të keni mundësi të eksploroni pjesën e brendshme të malit për rreth një kilometër në një shteg të zhvilluar dhe të ndriçuar. Pra keni rast të zbuloni stalaktitet dhe stalagmitet që janë krijuar për miliona vjet dhe zhytuni në këtë botë unike natyrore nën tokë.

Vërtet është shumë shumë mbresëlënëse. (vijon me vizitën qytetit Interlaken)

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat