Halkaj: “Referendum popullor i këngës e valles, folklorike shqiptare nga mbarë shqiptaria” - Bota Sot
Halkaj: “Referendum popullor i këngës e valles, folklorike shqiptare nga mbarë shqiptaria”

Reportazhe

Halkaj: “Referendum popullor i këngës e valles, folklorike shqiptare nga mbarë shqiptaria”

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 31 korrik 2017 Në ora: 20:45
Festivali Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon” në Vuthaj

VUTHAJ : Tashmë ështe bërë një traditë njëzetvjeçare, që ditët e para të mujait Gusht, të mbahet takimi tradicional me mëgimtarët vuthjan i titulluar “Alpet Shqiptare” në fshatin Vuthaj,

Për tre ditë të para të muajit Gusht, thotë nismëtari i Manifestimit tradicional mbarëshqiptar “Alpet Shqiptar”, zoti Tahir Gjonbalaj, në kuadër të këtyre takimeve njëzetvjeçare, po mbahet edhe edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon” .

Ky festival që zhvillohet në natyrë, shton ai të befasohen me skenën kuq e zi , dhe me bukurinë naturore të perlave të kësaj treve siç janë : Syri i Kalter , Ujëvara, Krojet e Ali Pashe Gucisë, liqeni i Plaves, Bjeshket e Nemuna, por edhe për atë mirëpritjen vllazerore vuthajne, për të gjitha grupet pjesmarrëse të cilat vijnë në Vuthaj nga Kosova,Shqipëria, së bashku me grupet shqiptare nga Mali I Zi, Maqedonia, Presheva Bujanovci Medvegja dhe grupet me motive nga Çamëria.

Këtë vit simbas organizatorit ky festival dhe këto takime 20 vjeçare sjellin edhe disa zhvillime te reja ku festivali jo vetëm do te zgjase tri ditë, por gjithashtu, nesër, do te perurohen dy shtëpi të reja të ndërtuar nga Fondacioni “Plavë – Guci” me seli në New York për familjet në nevojë.

Dhe, do të përurohet edhe emisioni kulturor “Bukuritë natyrore dhe vlerat kombëtare shqiptare në Plavë-Guci” si dhe ndërtimi i ri i Shtëpisë kulturore në Vuthaj.
Me këtë rast janë të shumtë me pjesmarrjen e tyre edhe mërgimtarët vuthjan, nga New Yorku, e rrethinat e tij, që kan ardhur me gjithë fëmijët e tyre duke e hijeshuar edhe më shumë vendlindjen e tyre, Vuthajn..

Festivali mbarekombetare “Kenga dhe vallja na bashkon” i cili zgjat 3 ditë, filloi mbrëmë me grupet që sollën , kenge dhe valle folklori nga zona Plavë-Guci dhe nga gjithe Shqiptaria.

Ky aktivitet që organizohet për herë të dytë në Vuthaj, duke mbledhur artistë dhe personalitete të kulturës, jo vetëm nga të gjtha trevat shqiptare, por edhe nga Diaspora në Amerikë, Europë e Australi.

Kryetar i Këshillit Organizativ është z.Tahir Gjonbalaj, i cili tha se ky festival është i financuar nga vetë familjet e mërgimtarëve në Nju Jork , duke sjellur në Vuthaj dhe grupe të shumtë këngëtarë, valltarë e instrumentistë SHKA dhe Ansamblet konkuruese.

Me një performancë të shkëlqyer, këto grupe u prezantuan nga dy moderatore bukuroshe të talentuara Rilinda Gjonbalaj dhe Arbërore Gjonbalaj, të cilat me zhdërvjellsinë që i karakterizonte i dhanë jo vetëm hijeshi e larmi, emocion dhe vlerë këtij festivali, por treguan se janë të afta të drejtojnë me kompetencë evenimente të tilla po kaq të rëndësishme.

Azgan Halkaj,President I Unionit Artisitk I Kombit Shqiptar, e quajti këtë Festival si një “Referendum popullor i këngës e valles, folklorike shqiptare nga mbarë shqiptaria”.

Duke e bashkëlidhur këtë aktivitet mbarëkombëtare, Festivalin Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon” në Vuthaj, Halkaj, tha se ne kemi organizuar deri tani dhjetra festivale në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, e Mal të Z, me një pjesmarrje me mijëra artistë pjesëmarrës nga mbarë trevat shqipfolëse e diaspora, duke bërë kështu edhe rikthim, dhe një pasurim e rivitalizim i traditës, këngës, valleve e folklorit të trashëguar brez pas brezi nga shqiptarët., kudo qëjanë aty ky frymon shqip.

Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar e njëkohësisht president edhe i këtyre festivaleve, z.Azgan Haklaj së bashku me grupin organizator kanë dhënë më tepër detaje mbi zhvillimin e këtij festivali duke e vlersuar atë si një nga sukseset më të bukura të këtyre festivalve të mbajtura deri tani.

“Këto festivali mbarë shqiptare folklorike tha ai njëkohësisht të kontribuojnë edhe më shumë në ruajtjen, pasurimin, zhvillimin e transmetimin e kësaj tradite te brezat e ardhshëm, sidomos tek mërgimtarët, duke shfrytëzuar dhe ardhejn e tyre massive në këto treva siç është edhe Vuthaj këto ditë.

Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test