Thurja përmirëson shëndetin mendor

Shëndetësia

Thurja përmirëson shëndetin mendor

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Ata që e kanë provuar tashmë e dinë se thurja është e mirë për shëndetin dhe relaksimin tonë. Por sa është “mirë” të thurim? Si dhe në çfarë mase thurja i sjell përfitim trurit? Projekti kërkimor që po zhvillohet në Institutin Neurologjik Carlo Besta në Milano, në të cilin vullnetarët i nënshtrohen Magneto/Elektroencefalogramit (M/EEG), një metodë joinvazive e përdorur për regjistrimin e aktivitetit magnetik mund të japë disa përgjigje për këto dhe pyetje të tjera para dhe pas thurjes.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Departamentin e Neuroshkencës të Universitetit të Reading. Falë studimit të titulluar “Korrelacionet neurologjike të thurjes”, Shoqata Gomitolorosa dëshiron të thellojë mekanizmat që qëndrojnë në themel të përfitimeve të shumta të raportuara për shëndetin mendor, vëmendjen dhe mirëqenien që rrjedhin nga thurja.

“Studimi ynë synon të konfirmojë atë që vullnetarët e shoqatës sonë përjetojnë në mënyrë empirike sa herë që marrin shtizat dhe ndihen më mirë”, tha Dr. Alberto Costa, president i organizatës jofitimprurëse dhe onkolog i kancerit të gjirit i njohur në nivel ndërkombëtar për kontributin e tij në avancimin e trajtimit të kancerit të gjirit. Që nga viti 2012, vullnetarë, mbështetës mjekësorë dhe miq të Gomitolorosa kanë promovuar, mbështetur dhe rekomanduar Lanoterapinë në dhjetë spitale, nga Messina në Milano, sepse ata besojnë fuqimisht se thurja me shtiza ose me grep përfaqëson një aktivitet nga i cili mund të nxjerrin përfitime të mëdha për shëndetin fizik dhe mendor dhe përbën një mjet integrues të rrugës së trajtimit.

Thurja është një antidot efektiv ndaj stresit, doktor Costa e kishte menduar tashmë prej dyzet vjetësh së bashku me Umberto Veronesi, duke vëzhguar në repartet e spitalit pacientët që punonin me grep për të kaluar kohën kur prisnin t’i nënshtroheshin trajtimit ose testimeve. Thurja largon shqetësimet, ndihmon për të perceptuar më pak dhimbjen, lehtëson proceset e socializimit dhe përmirëson vetëvlerësimin sepse përfshin një qëllim dhe arritjen e tij, tha doktori.

Projekti bazohet në hipotezën se thurja ndikon në vëmendje në mënyrë të ngjashme si meditimi, gjë që përmirëson shëndetin mendor dhe mirëqenien personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat