Wellness+ do të revolucionarizojë mënyrën sesi palestrat funksionojnë në Shqipëri dhe Rajon

Shkencë & Teknologji

Wellness+ do të revolucionarizojë mënyrën sesi palestrat funksionojnë në Shqipëri dhe Rajon

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Një platformë online e cila vë në funksion një ekosistem të tërë mjetesh të krijuar posaçërisht për menaxhimin e bizneseve të fitnesit, Wellness+ ju vjen në ndihmë këtyre bizneseve që të përmirësojnë mënyrën sesi punojnë me operojnë duke ulur kostot dhe rritur cilësinë e shërbimit që përfitojnë klientët e tyre.

Me synimin për të revolucionarizuar mënyrën sesi palestrat në Shqipëri por edhe rajon funksionojnë, 4 vite më parë zhvilluesi i softuerit dhe inxhinieri i mekatronikës Redjan Ymeraj themeloi Wellness+.

Një platformë online e cila vë në funksion një ekosistem të tërë mjetesh të krijuar posaçërisht për menaxhimin e bizneseve të fitnesit, Wellness+ ju vjen në ndihmë këtyre bizneseve që të përmirësojnë mënyrën sesi punojnë dhe operojnë duke ulur kostot dhe rritur cilësinë e shërbimit që përfitojnë klientët e tyre.

“Duke qenë një përdorues i vazhdueshëm i palestrave kisha kuptuar se ato kishin të gjitha një model të njëjtë funksionimi ku pjesa më e madhe e proceseve realizoheshin manualisht dhe diferencat nga një palestër tek tjera thuajse nuk ekzistonin përveç kostos së shërbimit,” tha themeluesi Redjan Ymeraj për PCWorld.al.

Shërbimi i disponueshëm përmes uebsajtit https://weplus.al/ dhe aplikacioneve Android dhe iOS në dyqanet Google Play dhe App Store, bizneset mund të kontrollojnë abonimet, të planifikojnë klasat e stërvitjes, të gjenerojnë raporte të detajuara financiare, dieta ushqimore, programe stërvitore dhe mund të përdoret edhe nga klientët.

“E kuptova se ekziston një mundësi e mirë për të krijuar një produkt që do të zgjidhte këto probleme dhe në të njëjtën kohë të ishte fitimprurës,” tha Redjani.

Ai beson se Wellness+ do të ndryshojë plotësisht mënyrën sesi palestrat funksionojnë. “Shumë shpejtë do të bëhemi pjesë e atyre bizneseve Shqiptare që operojnë në vend dhe rajon dhe të kontribuojmë për ta bërë më të lehtë rrugëtimin e sipërmarrësve që do të vijnë.”

Aplikacioni mobil ofrohet për administratorët, instruktorët dhe klientët e palestrave. Administratorët mund të regjistrojnë klientët e tyre nga telefoni, të shikojnë sa klientë janë palestër në kohë reale, të shikojnë shitjet dhe abonimet si dhe të ndërtojnë programe javore për secilin klient.

Instruktorët përmes aplikacionit asistojnë klientët, përcaktojnë dieta ushqimore si dhe gjurmojnë ecurinë e stërvitjes. Me aplikacionin Wellness+ klientët mund të shikojnë historikun e abonimeve, të ruajnë historikun e peshës trupore, të njoftohen për përfundimin e abonimit, të aksesojnë programe stërvitore dhe dieta ushqimore.

Wellness+ është një prej 12 startupeve të përzgjedhur nga akseleratori i parë në Shqipëri Uplift Albania. Programi i akselerimit nis zyrtarisht me datën 5 Tetor ku çdo javë startupet do të ndjekin workshope të tematikave të ndryshme duke u njohur me principet themelore dhe praktikat më të mira që rrisin shanset e tyre të suksesit jo vetëm në Uplift Albania por edhe në botën e biznesit e startupeve në Shqipëri dhe më gjerë.

“Të qenurit pjesë e Uplift Albania është një mbështetje e madhe për progresin e Wellness+. Gjatë mentorimit kemi evidentuar mangësi dhe gabime të bëra si në konceptimin e strategjive të marketingut, shitjes por edhe produktit në terësi.”

Redjani tha se iniciativa të tilla të ndihmojnë të identifikosh aspekte të cilat kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e biznesit. Star Gym, një prej palestrave që përdor zgjidhjet e kompanisë së fundi ka filluar të ofrojë trajnime online profesionale për klientët përmes shërbimeve të Wellness+ nga komoditeti i shtëpisë së tyre në formën e kurseve me video online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat