“Njerëzit do të shkojnë në Mars brenda 6 viteve”

Shkencë & Teknologji

“Njerëzit do të shkojnë në Mars brenda 6 viteve”

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Elon Musk

Sipërmarrësi amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk ka njoftuar datën e shumë pritur nga njerëzit se kur do të mund të udhëtojnë për në planetin Mars.

Ai, duke folur në ndarjen e çmimeve Axel Springer në Gjermani është shprehur se “Ndoshta do të bëhet për 6 vjet. Nëse jemi me fat, mbase 4 vjet më vonë”.

Musk gjithashtu tha se një anije pa njerëz është planifikuar të dërgohet në Mars brenda dy viteve, dhe kapsula Crew Dragon e prodhuar nga SpaceX, ka filluar testimin.

Image

Janë, Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker nga NASA si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia e Kërkimeve Hapësinore Japoneze, ata që janë dërguar në stacionin hapësinor me kapsulën e Crew Dragon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat