Kina dëbon 105 aplikacione, në mesin e tyre dhe Amerikane

Shkencë & Teknologji

Kina dëbon 105 aplikacione, në mesin e tyre dhe Amerikane

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Kina ka dëbuar 105 aplikacione nga dyqanet online si pjesë e një fushate për të eliminuar përmbajtje pornografike, prostitucionin, lojërat e fatit dhe dhunën.

Shumica e aplikacioneve të dëbuar janë Kineze por një aplikacion Amerikan i përfshirë në këtë listë është TripAdvisor.

Sipas autoriteteve Kineze, aplikacioni kishin shkelur një prej tre ligjeve të sigurisë kibernetike. Lëvizja vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar dëbimin e TikTok.

Megjithatë shumica e aplikacioneve janë vendase. Nuk dihet arsyeja pse është dëbuar TripAdvisor. Tensionet mes SHBA dhe Kinës janë shtuar në hapësirën kibernetike në muajt e fundit.

Interneti në këtë vend rregullohet me masa të ashpra ndërsa firmat Amerikane si Google, Facebook dhe Twitter janë të bllokuara dhe ndaluara për tu përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat