Microsoft Authenticator bëhet menaxher fjalëkalimesh

Shkencë & Teknologji

Microsoft Authenticator bëhet menaxher fjalëkalimesh

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
Microsoft Authenticator

Microsoft Authenticator së shpejti do të mund të ruajte fjalëkalimet dhe ti vendosë ato automatikisht nëpër aplikacionet respektive. Lajmi vjen nga vetë Microsoft dhe fjalëkalimet do të sinkronizohen me llogarinë e Microsoft që përdoret edhe për produktet e tjera si Outlook dhe Hotmail të Microsoft.

Authenticator është përdorur gjerësisht si një formë verifikimi me dy faktorë. Por me një menaxher të fjalëkalimesh do të shërbejë si një zëvendësuar si menaxherit të fjalëkalimeve të Google në Android.

Opsioni është në testim dhe mund të aksesohet nga versioni më i fundit i Authenticator në iOS dhe android. Mjafton të hapni aplikacioni dhe të shkoni në Settings>Beta>Autofill dhe të aktivizoni opsionin për të aksesuar tabin e fjalëkalimeve.

Në mënyrë që vendosja e fjalëkalimeve të bëhet automatikisht duhet të navigoni në Autofill Passwords në iPhone dhe Autofill në Android.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat