Pajisjet elektronike po shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek fëmijët

Shkencë & Teknologji

Pajisjet elektronike po shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek fëmijët

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:59
Ilustrim

Përdorimi i gjatë i telefonave inteligjentë dhe pajisjeve elektronike është lidhur gjithmonë me përkeqësim të gjendjes mendore, por, një studim i ri ka treguar se këto probleme mund të fillojnë te përdoruesit që në moshën 2-vjeçare.

Vetëm 1 orë pas mbajtjes në dorë të telefonit apo tabletit, fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më pak kuriozitet për gjërat e tjera, janë më pak të vetëdijshëm dhe kanë më pak qëndrueshmëri emocionale, duke rritur kështu rrezikun që të zhvillojnë ankth dhe depresion.

Studiuesit kanë zbuluar se grupmoshat 14-17 vjeç janë më të rrezikuar nga këto pasoja të ndërsjella, megjithatë, nuk përjashtohen as foshnjat dhe vogëlushët, truri i të cilëve është akoma në zhvillim.

Studimi ka zbuluar se fëmijët të cilët i përdorin rregullisht pajisjet elektronike janë dy herë më të predispozuar që të humbasin durimin. Thuhet gjithashtu se 9% e fëmijëve 11-13 vjeç që kalojnë rreth 1 orë duke luajtur me pajisjet elektronike nuk janë më kureshtarë që të mësojnë gjëra të reja, shifër kjo që rritet me 22.6% për ata që kalojnë më shumë se 7 orë në ditë duke përdorur pajisje elektronike.

Ekspertët paralajmërojnë prindërit dhe mësuesit që të reduktojnë kohën që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisjet elektronike, duke parë video ose televizor.

Në studim u përfshinë të dhënat e më shumë se 40 mijë fëmijëve të moshës nga 2 vjeç deri në 17 vjeç, të siguruara nga prindërit në kuadër të një sondazhi mbarëkombëtar në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat