Statistika të thjeshta që tregojnë kontrollin e lartë të gjigantëve të teknologjisë mbi internetin

Shkencë & Teknologji

Statistika të thjeshta që tregojnë kontrollin e lartë të gjigantëve të teknologjisë mbi internetin

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 00:40
Statistika

Kur flasim për rregullimin e gjigantëve të teknologjisë, zakonisht diskutimet sillen rreth privatësisë online dhe gjurmimit të vendndodhjes por askush nuk e kupton realisht kontrollin që këta kompania kanë mbi pjesën më të madhe të internetit.

Ne përdorim aplikacione dh shërbime falas po harrojmë se ku të gjitha informacionet ruhet, pikërisht në cloud. Nëse duam që gjigantët e teknologjisë të kenë më pak kontroll mbi jetët tona virtuale, mbase duhet të fillojmë të shqetësohemi për kontrollin që kanë mbi të dhënat tona.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Synergy Research Group, katër kompani kanë 67% të tregut 130 miliardë dollarësh të shërbimeve cloud. Amazon Web Services ka nën kontroll 32% të tregut ndjekur nga 20 të Microsoft Azure.

Image

Vetëm këto dy kompani së bashku kanë 52% të tregut. Më pas dy emrave dominues vinë Google Cloud me 9%, Alibaba Cloud me 6%. Më pas janë IBM Cloud, Slaesforce, Tencent Cloud dhe Oracle Cloud që kanë 12% të tregut.

Në tremujorin e katërt infrastruktura cloud solli 37 miliardë dollarë të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat