Aterimi në Mars, fotografitë tregojnë sondën Perserverance duke zbritur në Planetin e Kuq

Shkencë & Teknologji

Aterimi në Mars, fotografitë tregojnë sondën Perserverance duke zbritur në Planetin e Kuq

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:54
NASA

Agjencia amerikane hapësinore e njohur si NASA, ka publikuar imazhet e para mbresëlënëse që janë dërguar në Tokë nga sonda Perseverance që është dërguar në Mars.

Aty shihet roboti duke prekur në tokë gjatë aterimit. Ajo ishte transportuar nga një raketë e cila mjetin me rrota e lëshoi në “tokë”.

Perseverance ka një hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e të dhënave që gradualisht po i dërgon në Tokë.

Image

E në mesin e tyre janë edhe imazhet satelitore që kanë kapur roverin në parashutë në fazën e aterimit. NASA kanë premtuar më shumë gjatë ditëve në vijim.

Aty do të përfshihen video të shkurtra gjatë prekjes në Mars, dhe atë edhe me opsion audio – ku gjithçka do të dëgjohet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat