WhatsApp masa drastike ndaj përdoruesve të cilët nuk pranojnë termat dhe kushtet e reja të shërbimit

Shkencë & Teknologji

WhatsApp masa drastike ndaj përdoruesve të cilët nuk pranojnë termat dhe kushtet e reja të shërbimit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:08
WhatsApp

Përdoruesit e WhatsApp të cilët nuk pranojnë termat dhe kushtet e reja të përdorimit të aplikacionit deri më 15 Maj nuk do të marrin e as dërgojnë mesazhe.

Llogaritë e tyre do të shfaqen si “jo-aktive”. Llogaritë jo-aktive do të fshihen pas 120 ditësh. Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë për një periudhë të caktuar, mbase pak javë sipas TechCrunch.

Ndryshimin e termave dhe kushteve të përdorimit WhatsApp e lajmëroi në Janar. Pati reagime të shumta ndaj vendimit të kompanisë duke bërë që qindra mijëra përdorues të largohen në drejtim të platformave rivale.

WhatsApp aktualisht ndan informacione me rrjetin social Facebook, një gjë që e kërkojnë edhe termat e reja. Këto informacione që ndan janë adresat IP dhe blerjet e bëra përmes platformës.

Por nuk është i tillë rasti për Evropën dhe Britaninë ku aplikohen ligje të tjera privatësie. Menjëherë pas lajmërimit të ndryshimeve aplikacionet si Telegram dhe Signal u rritën në popullaritet falë përdoruesve në kërkim të alternativave të WhatsApp me mesazhe të enkriptuara.

Në të vërtetë WhatsApp vendosi shtyrjen e ndryshimeve, një lëvizje e cila duhej të ulte tensionet mes përdoruesve dhe platformës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat