Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

Shkencë & Teknologji

Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Nëndetësja e vogël

Eksplorimi i cepave më të errët të thellësive të oqeaneve do të marrë një shtysë tepër të madhe, pasi një mjet i ri nënujor do të mundësojë zbritjen në thellësi të pamenduara më parë.

Nëndetësja e vogël, do të ketë krahë si ato të pulëbardhës, që do ta lejojnë të udhëtojë edhe më shpejt nën ujë, në një thellësi deri në 4.000 metra nën nivelin e detit, që do të ishte edhe më e madhja e arritur ndonjëherë nga një mjet nënujor i ndërtuar për të mbajtur njerëz.

Nëndetësja do të quhet Triton 13000/2 Titanic Explorer. Kabina e nëndetëses do të jetë sfera më e trashë prej akriliku e ndërtuar ndonjëherë, që do t’u mundësojë personave brenda saj të mos e ndiejnë presionin e thellësisë. Sipas projektit të prezantuar, brenda nëndetëses mund të qëndrojnë 2 persona.

“Deri tani ishte e pamundur arritje në 4000 metra thellësi, por përparimet e bërë në teknologji kanë lejuar Triton-in që ta bëjë të mundur këtë”, tha kompania në një deklaratë.

Çmimi për njësi i këtyre nëndetëseve është raportuar të jetë 15 milionë dollarë.

Kompania amerikane gjithashtu pretendon se mjeti lundrues nënujor do të jetë tepër i heshtur, për të mos shqetësuar aspak ose fare pak jetën nënujore. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat