Një lojë e re PUBG po vjen, ndërtuar posaçërisht për platformat mobile

Shkencë & Teknologji

Një lojë e re PUBG po vjen, ndërtuar posaçërisht për platformat mobile

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 08:06
PUBG

Nëse nuk jeni kënaqur dot me PlayUnkown Battlegrounds njohur edhe si PUBG, atëherë ju themi se një lojë e re PUBG po vjen në platformat mobile.

Quhet PUBG: New State dhe po vjen në Android dhe iOS këtë vit. Do të ofrojë harta ekskluzive, grafika super realiste dhe është optimizuar për platformat mobile.

Traileri i paraqitur më lart jep pamjen e parë sesi loja do të ngjajë kur të debutojë. Në tërësi është një tjetër lojë e stilit battle-royale.

PUBG: New State do të na dërgojë në të ardhmen, konkretisht vitin 2051. Loja tahsmë është në Play Store i disponueshëm për regjistrim paraprak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat