Brazili dërgon satelitin e parë në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Brazili dërgon satelitin e parë në hapësirë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:48
Amazonia 1

Amazonia 1 është sateliti i parë hapësinor i Brazilit. Mediet braziliane njoftojnë se dërgimi i këtij sateliti ishte një domosdoshmëri për t’u kujdesur më shumë për pyjet e Amazonës dhe agrokulturën vendase.

Amazonia 1 është sateliti i parë hapësinor i Brazilit. Me ndihmën e një anijeje kozmike, agjencia aeronautike braziliane ka mundur që të dërgojë në hapësirë Amazonia 1, që sipas tyre do të shërbejë për të marrë të dhëna për pyjet e Amazonës dhe agrokulturën në vend.

Pyjet e Amazonës janë më të mëdhenjtë në botë, dhe cilësohen si mushkëritë e globit. Atje banojnë edhe fise të shumta që nuk kanë pasur ndonjëherë kontakt me qytetërimin modern.

Si pasojë e shkeljeve të rënda që janë kryer kohë pas kohe me prerjen e pyjeve, por edhe për të parashikuar më me saktësi fenomene natyrore që mund të ndikojnë pyjet dhe agrokulturën braziliane, mediet vendase njoftojnë, se dërgimi i këtij sateliti ishte një domosdoshmëri.

Anija hapësinore që mbante edhe satelitin Brazilian u lëshua nga Qendra Hapësinore Satish që ndodhet në brigjet juglindore të Indisë.

Sateliti Amazonia-1 me peshë rreth 640 kg ishte mes 18 mini-satelitëve të tjerë  që u lëshuan në orbitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat