WhatsApp adreson një prej problemeve kryesore të sigurisë

Shkencë & Teknologji

WhatsApp adreson një prej problemeve kryesore të sigurisë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:45
WhatsApp

WhatsApp raportohet se do të rrisë sigurinë e kopjeve të bisedave që ruhen në cloud me një fjalëkalim i cilido ti enkriptojë dhe ti bëjë të aksesueshme vetëm nga përdoruesit i tyre.

Funksioni ka qenë në zhvillim që prej vitit të kaluar dhe së shpejti do të gjejë rrugën në aplikacionet iOS dhe Android. Fjalëkalimi do të kërkohet në rastin kur përdoruesit përpiqen të rikthejnë bisedat nga një kopje në cloud, konkretisht iCloud në iOS dhe Google Drive në Android.

WhatsApp nuk mund të ndihmojë përdoruesit në rikuperimin e fjalëkalimit nëse përdoruesi e humbet apo nuk e mban mend.

Edhe pse bisedat e WhatsApp kanë enkriptim fundor, që do të thotë se një palë e ndërmjetme nuk i sheh dot, kjo mbrojtje nuk shtrihej në kopjet e bisedave ruajtura në shërbimet cloud të lartpërmendura.

Në momentin që bisedat ruheshin në shërbimin cloud, ishte përgjegjësi e këtyre shërbimeve siguria e tyre. Duke i enkriptuar me një fjalëkalim, siguroheni se askush tjetër përveç jush nuk i akseson dot bisedat pa autorizimin tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat