Arrestohet njeriu i cili kishte planifikuar të rrëzonte 70% të internetit

Shkencë & Teknologji

Arrestohet njeriu i cili kishte planifikuar të rrëzonte 70% të internetit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustruese

Autoritetet Amerikane kanë arrestuar një burrë i cili thuhet se kishte planifikuar të vine eksploziv në një qendër të dhënash të Amazon për të cilën ai beson se do të vriste të paktën 70% të internetit.

Seth Aaron Pendly, 28 vjeç, u arrestua pasi mori një pajisje detonimi nga një agjent i fshehur i FBI-së dhe u arrestua me akuzën se po përpiqej të shkatërronte një ndërtesë me eksploziv.

Ai erdhi në vëmendjen e FBI-së pasi dikush raportoi postimet e tij online. Nëse shpallet fajtor mund të dënohet me 20 vite burg. Sipas hetimeve qëllimi i tij ishte dëmtimi i rrjetit të serverëve të Amazon.

Pendly besonte se ishin 24 ndërtesa të cilat mbanin në funksion 70% të internetit përfshirë shërbimet e CIA dhe FBI. Duke i dëmtuar ato ai do të vinte në vështirësi oligarkinë, një grup i vogël elitash të cilat janë në pushtet në SHBA sipas tij.

Amazon Web Services (AWS) ka një rol shumë të rëndësishëm në internetin modern, hostimin dhe përpunimin e informacionit pas shumë shërbimeve dhe uebsajteve online.

Ndërprerjet e shërbimit në një qendër të dhënash mund të nxjerrin dhjetëra mijëra shërbime offline. Për shembull në 2017-ën një problem në një qendër të dhënash të AWS në SHBA rrëzoi sajte si Quora dhe Trello për disa orë.

Pak javë më parë një zjarr në një qendër të dhënash të kompanisë Evropiane OVH Cloud rrëzoi 3.6 milionë uebsajte në mbarë kontinentin përfshirë shërbime dhe portale qeveritare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat