Instagrami ua mundëson përdoruesve të shtojnë apo ndryshojnë përemrat në profile

Shkencë & Teknologji

Instagrami ua mundëson përdoruesve të shtojnë apo ndryshojnë përemrat në profile

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Rrjeti i madh social, Instagram, ka shtuar një veçori të re me të cilën ua mundëson përdoruesve të shtojnë përemrat e preferuar në profilin e tyre.

“Shtoni përemrat te profili juaj”, ka njoftuar Instagrami në Twitter. “Fusha e re është në dispozicion te pak shtete, me planet për t’u zgjeruar”.

Instagrami s’ka dhënë detaje për cilat shtete funksionon veçoria.

Veçoria e re ua mundëson përdoruesve të zgjedhin përemrat përmes klikimit në “Edit Profile” dhe më pas te “Pronouns”, e më pas duke hapur një listë ndihme nga Instagrami e ku mund të zgjidhen deri katër përemra për vete.

Pas kësaj, përemrat do të shfaqen afër emrit të përdoruesit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat