Nxehtësia rekorde nuk do të krijojë sasi rekord të energjisë diellore, ja pse

Shkencë & Teknologji

Nxehtësia rekorde nuk do të krijojë sasi rekord të energjisë diellore, ja pse

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Vala e nxehtësisë në Britaninë e Madhe po ndihmon në gjenerimin e sasive të mëdha të energjisë diellore, por ekspertët thonë se në fakt është shumë e nxehtë për nivelet më të larta të prodhimit të energjisë elektrike.

Solar Energy UK thotë se në ditët e fundit rreth 10 për qind e energjisë elektrike në Britani ka ardhur nga energjia diellore. Por shefi ekzekutiv i saj Chris Hewett thotë: “Nxehtësia ul efikasitetin e paneleve diellore, andaj mos prisni të shihni rekorde të vendosura."

Këtë javë, Britania e Madhe regjistroi temperaturat më të larta të ditës dhe natës në rekord, me paralajmërime për ngrohjen në fuqi për pjesën më të madhe të vendit.

Për prodhimin e energjisë diellore, sasia e dritës së diellit, e quajtur gjithashtu rrezatim, është më e rëndësishme se sasia e nxehtësisë.

"Është pikërisht për shkak të këtij ekuilibri midis rrezatimit dhe temperaturës që rekordi për energjinë maksimale të prodhimit është gjithmonë në prill ose maj, sepse atëherë kemi mot me diell, por relativisht të freskët," tha Jamie Taylor, një shkencëtar pranë Universitetit të Sheffield.

“Sasia e gjenerimit nga dielli ka qenë shumë e lartë gjatë javës së kaluar. Por mendoj se nuk ka gjasa që të vendoset një rekord i ri për sa i përket prodhimit të energjisë,” shtoi ai.

Taylor thotë se rekordi total ditor i prodhimit të energjisë diellore në Britaninë e Madhe ishte 80.6 gigavat orë.

Sistemet diellore mendohet se kanë gjeneruar rreth 64 GWh të hënën e kësaj jave, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat