NASA në kërkim të jetës në hënën Titan, së shpejti roveri Dragonfly do të niset në mision

Shkencë & Teknologji

NASA në kërkim të jetës në hënën Titan, së shpejti roveri Dragonfly do të niset në mision

Më: 20 mars 2023 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

NASA do të fillojë një tjetër mision në kërkim të jetës në Sistemin tonë Diellor. Këtë herë në Titan, hëna më e mëdha e Saturnit, roveri Dragonfly i NASA-s, është planifikuar të niset në vtin 2027 për në hapësirë dhe pritet të mbërrijë në hënë rreth vitit 2035.

Atmosfera e Titant është e përbërë me karbon, detet e tij me hidrokarbure dhe oqeanet nëntokësor me ujë të lëngshëm. Në sipërfaqen e tij ndodhen të gjithë përbërësit e duhur kimikë që mund të çojnë në lindjen e jetës ashtu si në tokë.

Misioni ka si qëllim të mbledhë dhe analizojë mostrat e marra nga sipërfaqja e Hënës së Saturnit. Për ta arritur këtë, Dragonfly do të shfrytëzojë gravitetin shumë të ulët dhe atmosferën shumë të dendur të Titanit për të fluturuar nga një vend në tjetrin, me një largësi prej disa kilometrave.

Në çdo vend, mostrat prej më pak se një gram do të merren dhe do të transferohen brenda tokës, ku më pas do të qëllohen me lazer ose do të avullohen në një furrë për të matur përbërjen e tyre kimike.

“Instrumenti që do të ketë për detyrë të analizojë mostrat (bazuar në atë të instaluar në bordin e roverit Curiosity që punon në Mars) është projektuar për të ekzaminuar molekulat organike që mund të jenë të pranishme në Titan, përbërjen dhe shpërndarjen e tyre në mjedise të ndryshme”. shpjegon Melissa Trainer e Qendrës së Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard dhe një nga drejtueset kryesore të misionit Dragonfly. “Ne duam të dimë nëse lloji i kimisë që mund të ketë qenë i rëndësishëm për origjinën e jetës në Tokë po ndodh edhe në Titan”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat