Sytë nga qielli, sonte ndodh fenomeni i rrallë astronomik: 5 planete do të rreshtohen pas njëri-tjetrit

Shkencë & Teknologji

Sytë nga qielli, sonte ndodh fenomeni i rrallë astronomik: 5 planete do të rreshtohen pas njëri-tjetrit

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:37
5 planetët do të krijojnë një hark të ndritshëm si një "gjerdan me perla". 

Një fenomen i rrallë astronomik do të ndodhë sonte, e martë 27 mars, pasi 5 planete të sistemit tonë diellor do të rreshtohen pas njëri-tjetrit.

"Parada planetare" përfshin Jupiterin, Venusin, Mërkurin, Marsin dhe Hënën. Ky spektakël i rrallë do t'u ofrojë entuziastëve të astronomisë një mundësi unike që do jetë e dukshme pas perëndimit të diellit.

5 planetët do të krijojnë një hark të ndritshëm si një "gjerdan me perla". 

“Me sy të lirë, edhe nga një qytet i ndritshëm, Jupiteri, Venusi, Hëna dhe Marsi duhet të jenë lehtësisht të dukshme. Urani duhet të jetë i dukshëm me një teleskop të mesëm dhe Mërkuri është sfida për ata që janë shumë të apasionuar pas yjeve,”-tha astronomi Jake Foster i Observatorit Mbretëror Greenwich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat